Salihi drejt Qipros, tjetër telefonatë

Jul 31, 2014 | 12:53
SHPËRNDAJE

AEL Limasol këmbëngul për të bindur sulmuesin shqiptar, Hamdi Salihi. Klubi qipriot i ka bërë një ofertë prej 150 mijë eurosh në sezon shkodranit, por ky i fundit ka refuzuar. Salihi merr një pagë të majme te Hapoel Akre në Izrael dhe, nga sa mësohet, ka kërkuar minimalisht 170 mijë euro për t’u bërë pjesë e AEL-it. Sipas mediave qipriote, dy ditë më parë ka kontaktuar me shqiptarin vetë trajneri i AEL-it, Ivajlo Petev. Bullgari është munduar të bindë Salihin dhe, sipas raportimeve të fundit, në Qipro bëjnë të ditur se lojtari është lëkundur. “Petev ka biseduar në telefon me shqiptarin dhe shanset që ai të vijë te AEL-i tashmë janë të mëdha”, shkruante dje uebsajti “kerkida”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura