Korrupsioni, dy zyrtarë të Bashkisë në pranga

Dec 29, 2011 | 14:33
SHPËRNDAJE

TIRANE- Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë Bashkiake kanë bërë të mundur arrestimin e dy punonjësve të Bashkisë, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv e aktiv dhe shpërdorim detyre.

Arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit të koduar “Një kat më shumë” i cili përfshin një hetim disa mujor.

Të arrestuarit janë; Arbit Medusa, 30 vjeç, me banim në Tiranë, me detyrë Inspektor në Inpektoriatin Ndërtimor Urbanistik, pranë Bashkisë Tiranë, Alban Zizo, 34 vjeç, me banim në Tiranë, punonjës pranë  Bashkisë Tiranë dhe Fatos Jana, 33 vjeç, me banim në Tiranë.

Sipas policisë së Tiranës, nga veprimet hetimore të deritanishme, rezulton se shtetasit e sipërcituar, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kërkonin dhe merrnin shuma të ndryshme parash, që variojnë nga 80 000 deri 10 000 lekë të rinj, për të lejuar në mënyrë antiligjore, persona të ndryshëm që të kryenin ndërtime të paligjshme në Tiranë (kryesisht ndërtime pa leje në zonën  e njësisë Nr.8 Tiranë).

Mbi ta rëndon akuza e “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura