Rusët e Rubin Kazan trukuan ndeshjen kundër Alban Mehës

Jan 31, 2014 | 13:32
SHPËRNDAJE

Edhe pse FIFA dhe UEFA po luftojnë trukimet me çdo mjet, përsëri e kanë të pamundur të survejojnë më saktësi edhe miqësoret. Ndërkohë, bëhet e ditur nga gazeta gjermane “Sportbild” se rusët e Rubin Kazanit kanë trukuar ndeshje miqësore gjatë fazës përgatitore në Turqi. Shefi i komisionit hetimor të Gjykatës së Bohumit, Fridhelm Althans, konfirmon se ka pasur dyshime mbi humbjen e Rubinit në ndeshjen miqësore ndaj Dinamo Drezden (3-0) dhe testit ndaj Paderbornit të Alban Mehas (2-1). Më 19 janar 2014, Drezen fiton 3-0 ndaj Rubin Kazanit, por hetuesit bëjnë të ditur se ekipi rus ka aktivizuar për këtë ndeshje 8 lojtarë të një ekipi tjetër, Neftekhimik Nishnekamsk, të cilët renditen në vend të parafundit në Ligën 2 ruse. Althans merr informacione nga Sllovenia se për këtë ndeshje ishin vënë baste të mëdha për humbjen e Rubinit. Më 25 janar 2014, Paderborni e mbylli pjesën e parë në disavantazh 0-1. Mesfushori shqiptar Alban Meha luajti vetëm 60 minutat e para. Në pjesën e dytë trajneri i Rubinit aktivizon lojtarët e stolit. Teksa Paderborni barazon në minutën e 67-të, “Sportbild” njofton se u vunë baste të fuqishme pas minutës së 85-të për një gol të Paderbornit. Në minutën e 89-të, gjyqtari akordon penallti dhe Paderborni fiton 2-1, njëkohësisht mafia fitoi bastin në fjalë. Përflitet gjithashtu se ka pasur dyshime edhe për ndeshjen miqësore në Turqi mes Arminia Bilefeld dhe Inter Baku, e cila përfundoi në barazim 2-2. Rasti i fundit është survejuar edhe nga kompania “Sportradar”.

Paderborn    2
Rubin        1
Golat: Ten Vorde 67’, Vuçinoviç 89 (p)/Torbinski 35’
SC Paderborn 07: Kruze, Vemer (Hainloth 60’), Hynemaier (Velker 60’), Zigler (Shtrohdik 60’), Hartherz (Bertels 60’), Vrançiç (Shonlau 60’), Bakalorz (Krëshe 60’), Alban Meha (Kok 60’), Vurc (Vuçinoviç 60’), Saglik (Ten Vorde 60), Kahunga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura