Rumani, referendumi për Baseskun u shpall i pavlefshëm

Jul 31, 2012 | 12:14
SHPËRNDAJE

Referendumi për shkarkimin nga detyra ose jo të Presidentit rumun, Trajan Basesku, rezultoi i pavlefshëm për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve. Sipas ligjit rumun, në një referendum duhet të marrin pjesë të paktën 50 për qind e njerëzve me të drejtë vote, në mënyrë që ai të quhet i vlefshëm. Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerësoi se pjesëmarrja në votimet e së dielës ka qenë nën 46 për qind. Basesku tha se “rumunët kanë shfuqizuar referendumin duke mos marrë pjesë në të”. Presidenti u pezullua nga Parlamenti pas akuzave të Kryeministrit rumun, Viktor Ponta, se ai i ka tejkaluar kompetencat e tij duke ndërhyrë në çështje qeveritare. Por Basesku i ka hedhur poshtë këto akuza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura