Rumani, Presidenti merr gjobë për racizëm kundër romëve

Jun 30, 2014 | 13:03
SHPËRNDAJE

Një gjykatë rumune ka dënuar me gjobë Presidentin e këtij vendi, Trajan Basesku. Gjoba simbolike, prej 600 lei apo 137 eurosh, u vendos për një deklaratë raciste të kreut të shtetit rumun  kundër romëve, kur humbi procesin kundër Këshillit Kombëtar rumun për luftën kundër diskriminimit. Më 10 shkurt, ky Këshill kërkoi një dënim me gjobë prej 600 lei për shefin e shtetit, për shkak të diskriminimit në një deklaratë të tij në Lubjanë, kur tha se “nomadët romë tradicionalisht jetojnë duke vjedhur”. Presidenti Basesku mund të apelojë para Gjykatës Supreme të Kasacionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura