Rrjeti i trafikut të kokainës, kreu i bandës ishte një zyrtar shtetëror shqiptar. Zbulohet emri i tij

Jun 21, 2021 | 11:45
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Zbulohet emri i zyrtarit shqiptar shtetëror të përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës Gjermani-Zvicër.

Kryesuesi i grupit të trafikut raportohet se është Ndricim Harka, punonjës zjarrfikëse.

Ai u zbulua nga hetimet e prokurorisë shqiptatare në bashkëpunim me atë zvicerane, nga bisedat që ka kryer me numra celularë shqiptarësh.

***Trafik kokaine mes Gjermanisë dhe Zvicrës, hetimet në Shqipëri zbulojnë dy persona të përfshirë, njëri prej tyre zyrtar shtetëror

Prokuroria e Tiranës ka hetuar në bashkëpunim me homologët në Zvicër për një rrjet trafikantësh droge, mes të cilëve kanë rezultuar të përfshirë edhe dy shqiptarë.

“Panorama” mëson se hetimet në Shqipëri nisën pas kërkesës nga autoritetet zvicerane, që kishin pasur indicie për përfshirje të shqiptarëve në këtë rrjet trafikantësh.

Mësohet se banda kryente trafik kokaine mes Gjermanisë dhe Zvicrës.

Nga hetimi në Shqipëri ka rezultuar se nga dy personat e përfshirë, një prej tyre është zyrtar shtetëror. Buimet thanë se roli i zyrtarit shqiptar ishte rekrutimi i personave në këtë rrjet trafiku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura