Rovena Stefa, më e votuara tek “VIP shpija”

Apr 30, 2011 | 12:47
SHPËRNDAJE

Votimet zyrtare këtë javë në “Vip shpija 2”  e rendisin këngëtaren Rovena Stefa në vendin e parë , pra më të pëlqyeren e “Vip Shpisë”, duke lënë pas konkurrentët e tjerë si Xuxin, Qetsorin, Bertinën etj. Konkurrentët të cilët e kanë nominuar Rovenën, si psh Mc Cresha, kanë deklaruar se e shohin Rovenën si një rivale të fortë, të cilën  e votojnë fansat e saj pa pushim dhe kjo është një arsye më tepër që ata e nominojnë. Në fakt, dihet se Rovena ka një audiencë shumëvjeçare dhe natyrisht që këto rezultate janë më se të pritshme. Këtë javë Rovena ka festuar ditëlindjen e saj dhe “Vip Shpija” i ka organizuar një surprizë, duke i sjellë nënën e saj, e cila këndoi një këngë polifonike labe, të shkruar dhe kompozuar nga ajo vetë, duke u shoqëruar prej Rovenës dhe personazheve të tjerë VIP të shtëpisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura