Ristani: Rama i vërtetë, ai që shan pas shpine. KM: Opozita, me fjalorin e një të dehuri para të huajve

Sep 30, 2014 | 16:36
SHPËRNDAJE

Arben Ristani

UPDATE- Kryeministria ka reaguar pas deklarates se deputetit demokrat, Arben Ristani, lidhur me incidentin e djeshem mes tij dhe Rames ne takimin me komisionerin Fyle. 

Ne nje deklarate per media, drejtori i Komunikimit të Kryeministrit dhe dëshmitar okular i tryezës së Dialogut të Nivelit të Lartë, ben me dije se Rama nuk i eshte drejtuar per asnje cast Ristanit gjate takimit te djeshem, nderkohe qe shpreh keqardhjen qe opozita i drejtohet nje te huaji me gjuhen e nje te dehuri.

Sipas Fuges, Rama gjate gjithë ndërhyrjeve të tij në të katër sesionet e DNL ka qenë plotësisht etik me opozitën, ashtu siç kanë qenë të gjithë anëtarët e qeverisë të pranishëm në tryezë.

Deklarata e Kryeministrise

Nuk është qëllimi i kësaj deklarate të tregojë edhe njëherë tjetër kush është zoti Arben Ristani. Çdo shqiptar e njeh sepse është bërë personazh mediatik qoftë si i dënuar me burg për korrupsion, qoftë si vjedhës votash në krye të KQZ-së, por edhe qoftë si një folës përgjithësisht i dehur që merr përsipër të lëshoje “të fortat” e opozitës nga foltorja e Kuvendit ose e partisë.

Kjo deklaratë është vetëm një detyrim ndaj opinionit publik për të ndarë keqardhjen lidhur me fjalorin e përdorur dje nga përfaqësuesi i opozitës në tryezën e Dialogut të Nivelit të Lartë ndaj kryeministrit të vendit. I cili, jo vetëm nuk i’u drejtua për asnjë çast zotit Ristani në sesionin e djeshëm, po përgjatë gjithë ndërhyrjeve të tij në të katër sesionet e DNL ka qenë plotësisht etik me opozitën, ashtu siç kanë qenë të gjithë anëtarët e qeverisë të pranishëm në tryezë.

Dalja e sotme e deputetit famëkeq për të shpjeguar se pse përdori një fjalor të ulët në tryezën e DNL, shpjegon në fakt edhe ndodhinë e djeshme. Si sharjet dje edhe shpifjet sot, flasin në të vërtetë për gjendjen e dehur të një opozite që shan të tjerët pse i merren këmbët. Dhe keqardhja është e pashmangshme kur dëgjon opozitën e vendit tënd të flasë me fjalorin e një të dehuri përpara të huajve dhe pastaj të  dalë të nesërmen e të akuzojë Kryeministrin pse asaj nuk i del pija që i ka humbur ekuilibrin.

 Ristani

Deputeti i PD-se, Arben Ristani ka sqaruar ate qe ndodhi dje ne tryezen e Dialogut te Nivelit te Larte Shqiper-BE dhe incidentin mes tij dhe kryeministrit Rama.

Ne nje deklarate per media nga selia e PD-se, Ristani tha se Rama eshte i shtirur dhe i pabesueshem e nuk eshte ai qe shqiptaret shohin para kamerave. 

“Teksa unë flisja, Edi Rama kthehet pas shpinës time dhe më sulmon me një fjalor të padenjë për secilin qytetar të vendit, sigurisht krejt të padenjë për një kryeministër. Etika nuk na lejon që të riprodhoj këtu shpërthimin banal të Edi Ramës”- tha ai.

Deklarata e Ristanit

“Duhej të ishte dialog i nivelit të lartë, siç edhe është quajtur, por Edi Rama e ktheu takimin e djeshëm në një bisedë të nivelit shumë të ulët. Meqënëse Edi Rama është dhe kontrollor i shumë mediave, po dal sot para jush për të sqaruar cfarë ndodhi konkretisht.

Unë po i adresoja komisionerit Fyle shqetësimet e opozitës në lidhje me kapjen e institucioneve dhe gjëndjen e rëndë të demokracisë në vend.

Teksa unë flisja, Edi Rama kthehet pas shpinës time dhe më sulmon me një fjalor të padenjë për secilin qytetar të vendit, sigurisht krejt të padenjë për një kryeministër.

Etika nuk na lejon që të riprodhoj këtu shpërthimin banal të Edi Ramës. Me qëndrimin e djeshëm, Edi Rama thjesht tregoi se ai gjendet sa për sy e faqe në një tryeze më opozitën, pasi në të vërtetë, vlerësimi i tij për Partinë Demokratike është krejt tjetër, është ai që shprehu nëpër dhëmbë dhe pas shpine.

Qëndrimi i tij është moskonsiderimi i opozitës, shkelja e cdo konsensusi, prishja e bashkëjetesës politike, dhe goditja edhe fizike e përfaqësuesve të Partisë Demokratike.

Edi Rama i vërtetë është ai që nuk keni parë dje në kamera. Ai i kameras është i shtirur dhe i pabesueshëm nga askush.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura