Rinovon Hysaj, tek Empoli deri në qershor 2017

Oct 31, 2014 | 13:38
SHPËRNDAJE

Në një moment kur në fushë ai nuk është se po i dhuron shumë buzëqeshje trajnerit Mauricio Sarri, vjen një lajm i mirë nga merkatoja. Sipas “tuttomercatoweb”, klubi toskan e ka mbyllur përfundimisht tratativën e rinovimit të kontratës me mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj. Shkodrani i Kombëtares do të qëndrojë të paktën deri në qershor të 2017. Nisur nga fakti se për të ka pasur mjaft interes nga klube në Itali dhe të tjera jashtë saj, drejtuesit e klubit janë munduar me të gjitha mënyrat që t’i zgjasin kontratën, me qëllim që të mos e humbasin me parametër zero.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura