Rikthimi në shtëpi për shqiptarët e bllokuar jashtë vendit, MEPJ nxjerr informacionin e ri. Oraret kur mund…

Mar 28, 2020 | 8:57
SHPËRNDAJE

tc-jlr-air-albania-airbus-a319-132_PlanespottersNet_876867_c12350ac16

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Përfaqësitë Shqiptare në botë, është duke punuar për të mundësuar rikthimin e qytetarëve shqiptarë që kanë ngelur të bllokuar në vende të ndryshme të botës, si pasojë e mbylljes së kufijve nga COVID-19.

Teksa ka publikuar numrat e kontaktit, MEPJ thekson se ka disa orare kur mund të telefonohet.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët janë bllokuar jashtë Shqipërisë, për shkak të mbylljes së kufijve tokësorë dhe ajrorë, dhe që kanë nevojë për ndihmë ? apo informacion ℹ️, të telefonojnë ?ose të çojnë një sms në aplikacionin WhatsApp, edhe në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat nga vetë MEPJ.

Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora  08:00-20:00.

Vetëm SMS ose “WhatsApp” – nga ora 20:00-08:00

? 00355694045493
? 00355694045487
? 00355694045492
? 00355694045494
? 00355694045489
? 00355694045486
? 00355694045490
? 00355694045491
? 00355694045485
? 00355694045488

***

Ata që do u mundësohet rikthimi janë sipas ministrisë personat në kategoritë më poshtë:

? Qytetarët shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku ata tashmë janë bllokuar;
? Studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë dhe
? Rastet humanitare.

Për të gjithë qytetarët që ndodhen në këto kushte, dhe kanë nevojë për ndihmë ? apo informacionℹ️, telefononi? në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura