Rikthimi në detyrë i Antoneta Sevdarit, reagon Gerti Shella: Nuk është e drejtë që gabimet profesionale të anëtarëve të Vetting-ut, t’i paguajnë taksapaguesit

May 10, 2024 | 16:33
SHPËRNDAJE

 

Drejtori i InfoCip, Gerti Shella, ka reaguar në lidhje me rikthimin në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, të magjistrates Antoneta Sevdari.

antoneta sevadari

Antoneta Sevdari ankimoi në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendimin e KPK dhe ky institucion i drejtësisë dënoi Shqipërinë që të dëmshpërblente ish-prokuroren me rreth 25 mijë euro dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit.

Në reagimin e tij, Shella shprehet se nuk është e drejtë që gabimet profesionale të anëtarëve të Vettingut t’i paguajnë taksapaguesit shqiptarë.

Reagimi:

Ne diten Kombetare te Drejtesise,  Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi rikthimin në detyrë te magjistrates Antoneta Sevdari.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut pranoi ankimin e prokurores Antoneta Sevdari dhe dënoi Shqipërinë që të dëmshpërblente ish-prokuroren me rreth 25 mijë euro dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit.

Nuk do ishte e drejte gjithsesi qe gabimet PROFESIONALE te disa anetareve te vetingut (ne ndonje rast tashme te denuar me vendim gjyqesor te formes se prere) ti paguaje qeveria apo me mire taksapaguesit, pra ata qe skane lidhje fare me pune e tyre…

Çeshtja Sevdari nuk ishte/eshte e vetmja ne Strasburg…Fatura mund te rritet ne ditet ne vijim…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura