Restoranti i famshëm në Britani rrezikon të mbyllet, shkak… një shqiptar

Nov 14, 2017 | 11:12
SHPËRNDAJE

Restoranti i vjetër i Kew-it, “Caffe Mamma”, rrezikohen ne mbyllet dhe shkak eshte bete nje shqiptar. Mediat britanike shkruajne se restoranti prej 36 vitesh i hapur ne Richmond mund të humbasë licencën pasi dyshohet se ka punësuar një punonjës të paligjshëm.

Caffe Mamma.PNG.gallery

Sipas mediave, më 9 shtator aty u gjet nje shtetas shqiptar gjate kontrollit nga zyrtarë të emigracionit, të cilët thanë se ai punonte në Britani të Madhe pa një vizë të vlefshme. Si pasojë, punonjësi është arrestuar dhe tani do t’i nënshtrohet deportimit.

Ndërkohë pronarit të restorantit i është dërguar një njoftim nga ana e Ndëshkimit Civil për punësimin e një punonjësi të paligjshëm, i cili mban një gjobë maksimale prej 20 mijë funte.

Për të mbrojtur pronarin Jose Mendes dhe stafin e tij, një banor i zonës i shkroi Këshillit: “Ata janë një grup i vendosur, i qëndrueshëm dhe i këndshëm”. Gjithashtu ai e përshkruan restorantin si një “institucion shoqëror”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura