Reinxhërs rikthen në ekip Grezdën, shqiptari e nis në mënyrën më të keqe të mundshme

Oct 8, 2019 | 15:56
SHPËRNDAJE

Eros Grezda nuk po kalon një periudhë të mirë tek Reinxhërs në Skoci, teksa kohët e fundit e ka futur veten në telashe të mëdha.Grezda

Vetëm pak ditë më parë sulmuesi shqiptar tregoi një figurë të keqe, ku pështyu kundërshtarin e tij, gjatë kohës kur aktivizohej me të rinjtë e Reinxhërsit. Kjo nuk u pëlqye aspak nga trajneri i ekipit të parë, Stiven Xherard, i cili reagoi ashpër ndaj lojtarit, duke thënë se do ta largojë.

Megjithatë ditën skuadra skoceze e të rinjve ka bërë të ditur se Grezda do të aktivizohet nga minuta e parë në ndeshjen me të rinjtë e Karlisle Junajtid, e cila ka filluar nga ora 13:30.

Por, ky rikthim i 24-vjeçarit nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi në pjesën e parë sulmuesi ka humbur një penallti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura