Regjistrimi i IME-it, Ristani e Islami te Totozani

Jul 31, 2014 | 11:30
SHPËRNDAJE

Deputetët e PD-së, Arben Ristani dhe Kastriot Islami, kanë takuar dje Avokatin e Popullit, Igli Totozani, të cilit i kanë kërkuar atij të jetë aktiv në çështjen për regjistrimin e IME-it të celularë në Ministrinë e Financave. “Për ne ky vendim qeverie është një vendim që vjen në kundërshtim me Kushtetutën, vjen në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe vjen në kundërshtim me praktikën më të mirë ndërkombëtare. Ju tashmë e dini dhe jeni njohur me një vendim të Gjykatës së Luksemburgut kundër një direktive të ngjashme të Komisionit Europian”, tha Ristani në përfundim të takimit. Nga ana e tij Totozani është shprehur se kjo çështje duhet të adresohet te Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. PD-ja ka ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese dhe i ka kërkuar këtij institucioni ta pezullojë atë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura