Caktohen ekspertët, OSBE: Fillim i mbarë për reformën

Nov 30, 2011 | 14:20
SHPËRNDAJE

 

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Vollfarth

UPDATE- Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Eugen Volfarth e ka cilësuar fillim të mbarë takimin e parë të komisionit për reformën zgjedhore. Në mbyllje të takimit që u zhvillua pa praninë e medias, u zgjodhën ekspertët që do të identifikojnë gjithçka të nevojshme për të vijuar më tej punën në tryezë për kryerjen e reformës zgjedhore.

“Takim i parë dhe dinjitoz i komisionit për reformën zgjedhore. Kryetarja e kuvendit e bëri të qartë se do të kenë ndihmën e  nevojshme. Bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm, anëtarët dhe ekspert teknikë duhet të përgëzohen në këtë punë që shpresojmë të çojnë në hartimin e kodit zgjedhor”- tha ambasadori pas takimit.

Sipas tij, prezenca e OSBE/ODIHR-it e kanë pritur me padurim këtë ditë të konstituimit të komisionit të reformës, duke e vlerësuar këtë ditë të rëndësishme që vjen pas festimeve të Pavarësisë dhe Çlirimit.  “Meqenëse zgjedhjet janë të lidhur direkt me demokracinë është shumë  e rëndësishme që e pamë këtë zhvillim pas këtyre ditëve. Orientimet më të rëndësishme janë vendosur nga raportet e OSBE/ODIHR-it, kështu që orientimet janë aty, për një punë të mirë për rezultate të shpresojmë në fillim të vitit të ardhshëm”- tha ai.

Topalli: Pune me standarde per reformen

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka nisur ne mesdite takimin e pare, tri javë pas miratimit te ngritjes se tij në Parlament.

Mbledhjen e ka hapur kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, me nje urim per pune te mbare e te suksesshme te komisionit.

“Kam besim dhe shpresoj thellësisht se ky gur prove për cdo parti politike do jetë moment reflektimi për të arritur kompromise në funksion të standardeve perfekte të reformës. Secili prej përfaqësuesve të partive janë në provë”- tha ajo.

Sipas Topallit, reforma duhet të jetë e gjithanshme, në interes të të gjithëve. “Besoj se ju do i qëndroni interesit të vendit. Duke uruar që kjo punë të jetë e suksesshme ju vë në dijeni se administrata e Kuvendit është në dispozicionin tuaj, qoftë nga mbështetja njerëzore, qoftë financiare”- theksoi ajo.

Ne numrin e sotem gazeta “Panorama”, shkruan se se në mbledhjen e sotme do të caktohen ekspertët e forcave politike që do të punojnë në nivel teknik me ndryshimet e Kodit si dhe do të përcaktohet plani i punës për një periudhë tremujore.

Javën e kaluar, në një mbledhje të partive të vogla, u kërkua me ngulm ndryshimi i sistemit nga proporcional rajonal në proporcional me korrektim kombëtar. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, theksoi se “ne jemi kundër listave të mbyllura, sepse lisat e mbyllura dëmtojnë parlamentarizmin. Të gjendet rruga edhe për t’u dhënë mundësi votuesve që të zgjedhin jo vetëm partinë, por dhe kandidatët brenda forcave politike. Ka shumë hapësirë për të eliminuar të gjitha ato marifetet e të ashtuquajturit sistem spanjoll, i cili cenon barazinë e votës, kur këtë e garanton vetë Kushtetuta”.

Ndërkohë, opozita ka shprehur qëndrimin e saj kundërshtues ndaj kërkesave të të vegjëlve sa u takon listave. Kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë një takimi në Kosovë, është shprehur indirekt kundër listave të hapura. “Në selinë e LDK-së folëm për cilësinë e procesit zgjedhor. Miqtë e LDK-së i vlerësojnë të dështuara listat e hapura dhe jetik numërimin elektronik”, shprehet Rama në Twitter, pas një takimi me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Gjatë mbledhjes së sotme pritet të shihet edhe qëndrimi i demokratëve sa i takon sistemit zgjedhor dhe listave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura