Reforma në Drejtësi/ Ja çfarë thotë Venecia për Byronë e Kryeprokurorin

Feb 27, 2016 | 16:53
SHPËRNDAJE

Komisioni i Vencias i jep përgjigje debatit të madh politik sa i takon Reformës në Drejtësi. Në raportin e dërguar së fundi, Komisioni zbardh përgjigjet që palët patën lidhur me reformën, adresuar në draftet përkatëse. Komisioni Venecias shpreson se drafti final me këto amendamente, duhet të finalizohet pa vonesa të tjera me dorëzimin në Parlament për ta votuar.

Komisioni i Venecias
Komisioni i Venecias

 

Për Byronë Kombëtare të Hetimit, që në opinionin final të Komisionit të Venecias cilësohet Prokurori Special për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar thuhet se duhet të jetë pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme por si njësi autonome që nuk mund të instruktohet nga zyrtarë, prokurorë apo qeveria.

Për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Venecias thotë se nuk duhet të zgjidhet mbi një sistem proporcional, por pa sqaruar se cili modalitet duhet të ndiqet. Por, theksohet se kërkohet që në të tilla emërime të rëndësishme duhet të ketë një konsensus të gjerë pa bërë kompromis në kualitetin e kandidatit.

Sa i takon debatit mes mazhorancës dhe opozitës për votimin me 2/3 apo me 3/5 e votave në Kuvend, Venecia shprehet se, “është e vështirë të gjesh argument parimor për të kërkuar shumicë me 3/5 sesa 2/3” duke nënvizuar se ky debat është më shumë politik sesa pikëpyetje juridike.

Rekomandimet e Komisionit te Venecias

vijon..

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura