Real-Inter, mendohet shkëmbimi Maikon-Gago

Jun 30, 2011 | 11:09
SHPËRNDAJE

Vazhdojnë të mos shuhen thashethemet e merkatos për një largim të mundshëm të Maikonit nga Interi. Kësaj here përflitet që mbrojtësi brazilian të përfshihet në një shkëmbim me Fernando Gagon. Mesfushori 25-vjeçar i Realiit të Madridit ka një kontratë që skadon në vitin 2013 dhe prej kohësh cilësohet si një prej lojtarëve që do të largohen nga klubi i galaktikëve. Për operacionin Maikon, klubi zikaltër nuk ka aspak ndërmend që të zbresë nën kuotën e 18-20 milionë eurove dhe kjo përbën pengesën e vërtetë të kësaj tratative të mundshme. Braziliani ka pësuar një rënie të dukshme në rendimentin e tij, ndaj paraqitjet pozitive të 2010-s i kanë munguar Interit dhe një nga arsyet madhore për të cilat zikaltrit mund të vendosin të heqin dorë nga shërbimet e Maikonit apo edhe për një shifër të konsiderueshme largimi mund të finalizohet. Për sa i përket shkëmbimit, presidenti Morati mund ta vlerësojë si hipotezë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura