Pezullimi i Çakos/ Reagojnë prokurorët: Të mos lejohet politika që të na bëjë presion

Jun 8, 2016 | 16:46
SHPËRNDAJE

Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar sot pas nisjes se hetimeve për pajisjen përgjuese duke shprehur shqetesimin për ato që ata i quajnë “insinuata që shkojnë deri në nivelin e sulmeve personale ndaj anetareve te tij dhe ndaj funksionareve te drejtesise ne teresi”.

Reagimi vjen pas pezullimit një ditë më parë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako dhe pasi sot kryeministri Rama sulmoi gjyqtarin që pezulloi Cakon duke e quajtur “killet me pagesë”.

prokuroria

“UPRSH vlereson se te tilla insinuata  per te paraqitur prokuroret si pale me njeren ose tjetren force politike  sa here qe fillojne procedime penale apo kryhen hetime paraprake per funksionare  apo ish funksionare te larte te  shtetit shqipetar , nuk jane ne te njejten vale me kerkesat  per nje reforme te drejte ne drejtesi, reforme qe si perceptohet nga anetaret e ketij unioni nga leximet e qendrimeve te partnereve evropiane dhe amerikane, do te duhet te sjelle pavaresi  te vertete te sistemit te drejtesise nga politika dhe perfundimin e asaj qe artikulohet si ‘koha e pandeshkueshmerise duhet te perfundoje’”, thuhet në deklaratën për shtyp të shpërndarë për mediat.

“Klima e shantazhit dhe presionit publik ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve është jashtë logjikës së funksionimit normal të institucioneve shtetërore dhe kjo mënyrë komunikimi ndikon negativisht në luftën e përbashkët kundër kriminalitetit.

UPRSH i ben thirrje  te gjithe partnereve nderkombetare per te moslejuar ndikimin e politikes qe per arsyet e saj te ushtroje presion te cdo lloj forme  apo natyre mbi punen e perditshme te prokuroreve anetare te unionit dhe jo vetem.

Te vetedijshem se detyra e prokurorit ne Republiken e Shqiperise  eshte nje detyre e veshtire , kerkojme me force mbeshtetjen e shtetit  shqiptar, pjese te te cilit jemi, per te kryer detyren te pandikuar ,  pa presione  politike dhe pa u shantazhuar ne emer te Reformes ne Drejtesi”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se prokurorët kërkojnë “me force  qe drejtesia te lihet e qete, qe  prokuroret te jene te lire te hetojne si bejne cdo dite ne bashkepunim me oficeret e policise gjyqesore te policise se shtetit, doganave, tatimeve dhe institucionet e tjera shteterore”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura