‘Presidenti’,Kuvendi vendos:Raundi II,4 qershor

May 31, 2012 | 15:10
SHPËRNDAJE

TIRANE- Raundi i dyte i votimit per presidentin e ri te vendit do te jete ora 10.00 e dates 4 qershor.

Vendimi eshte marre ne fund te seances se sotme parlamentari, ku Kuvendi me  74 vota pro dhe 57 kundra te opozites ka vendosur te lere ne fuqi daten e propozuar nga maxhoranca dje ne Konferencen e Kryetareve.

Konferenca e Kryetareve nje dite me pare nuk gjeti dakordesi per daten e votimit te dyte, nderkohe qe raundi i pare u konsumua pa votim.

Sipas njoftimit të djeshem te zyrës së shtypit të Kuvendit të Shqipërisë, në konferencë u morën në shqyrtim të gjitha opsionet e mundshme që lejon rregullorja dhe në përfundim shumica e anëtarëve të Konferencës mbështetën propozimin që raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Shqipërisë të zhvillohet ditën e hënë, dt. 04.06.2012,  ora 10:00.

Por sipas të njëjtit njoftim, anëtarët që i përkasin grupi politik të Partisë Socialiste nuk dhanë  konsensus për këtë datë pasi kërkuan zhvillimin e Seancës ditën e martë, dt.  05.06.2012, po në orën 10:00.

“Në këto kushte, Konferenca gjykoi që  (për mungesë konsensusi), zgjedhja e njërës prej këtyre alternativave duhet të bëhet sipas rregullores në seancën e sotme parlamentare.”-thuhet më tej në deklaratën e Kuvendit.

Raundi i parë i votimit per Presidentin e ri te Republikes është konsumuar pa u votuar, ndërsa bazuar në ligj ky raund quhet i vlefshëm.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pasi vlerësoi kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, kandidati i cili është propozuar nga mxhoranca, por që nuk u hodh në votim në raundin e sotëm,  tha se votimi quhet i kryer.

Topalli ftoi menjëherë konferencën e Kryetarëve për të vendosur datën për zhvillimin e raundit të dytë për votimin e Presidentit të Republikës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura