Rasti “Medicus”, burg për mjekët që kryen transplantimet

Apr 30, 2013 | 11:41
SHPËRNDAJE

Gjykata Themelore e Prishtinës, e drejtuar nga EULEX, misioni europian për sundimin e ligjit, shpalli sot vendimet për trafikun e organeve të kryer në vitin 2008 në klinikën “Medicus” në Prishtinë. Urologu kosovar, Lutfi Dervishi, u shpall fajtor dhe u dënua me tetë vjet burg e me 10000 euro gjobë, i biri i tij Arban Dervishi u dënua me shtatë vjet e tre muaj burg e 2500 euro gjobë, ndërsa Sokol Hajdini me 3 vjet burg. Islam Bytyqi dhe Sylejman Dulla janë dënuar me kusht me nga një vit burg. Kurse Ilir Rrecaj, ish-zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, u lirua nga të gjitha akuzat. Driton Jilta ka pranuar kohë më parë fajësinë për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore, por akuzat kundër tij janë hedhur poshtë. Priten edhe arrestime të tjera për këtë rast, brenda e jashtë Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura