Rasmusen: Gedafit po i vjen fundi

May 31, 2011 | 10:45
SHPËRNDAJE

“Fushata ajrore e NATO-s është duke e arritur qëllimin, pasi qeverisë së Muamer Gedafit po i vjen fundi”, ka thënë dje sekretari Gjeneral i NATO-s, Rasmusen. “Operacionet tona në Libi po e arrijnë qëllimin. Ne e kemi dëmtuar seriozisht fuqinë e Gedafit që të vrasë civilët”, ka thënë Rasmusen në një forum të NATO-s, që po mbahet në qytetin bullgar të Varnës. “Gedafi është çdo herë e më shumë i izoluar. Madje edhe ata që i ka pasur më të afërt po i largohen, po ikin apo po dezertojnë”, ka thënë Rasmusen. Ai ka shtuar se NATO do të vazhdojë me sulmet, deri atëherë kur të gjitha goditjet ndaj civilëve të ndalojnë dhe derisa regjimi i Gedafit të kthejë trupat e ushtrisë në bazat e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura