Ramush Haradinaj kërkon zgjedhje të reja

Nov 6, 2020 | 21:43
SHPËRNDAJE

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar zgjedhje të reja në Kosovë. Vendimi vjen për shkak të një ngërçi politik në çështjen e postit të presidentit.

ramush-haradinaj-780x439

Partia që udhëheq Haradinajn e ka propozuar këtë të fundit për kreun e shtetit. Por, nëse nuk arrihet një marrëveshje në mes të koalicionit qeverisës LDK-AAK-Nisma, Haradinaj thotë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

“Unë jam i gatshëm të diskutoj për çështjen e presidentit. Aleanca e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Megjithatë në këto rrethana zgjedhjet janë zgjidhje”, është shprehur Haradinaj.

“Ne veç kemi hy në kalendarin zgjedhor dhe nuk kemi zgjidhje tjetër”, shtoi Haradinaj në Klan.

Kujtojmë se aktakuza e konfirmuar për Hashim Thaçin, detyroi këtë të fundit të japë dorëheqje nga posti i presidentit.

Ushtrues detyre i këtij posti erdhi kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura