“Rama u fsheh si frikacak në autobuzin e kombëtares, revoltë e sharje kundër tij”

Oct 13, 2015 | 12:52
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot pritjen që kreu i qeverisë Edi Rama i bëri në Rinas futbollistëve të kombëtares.

Sipas tij Rama zgjodhi të kthehej në Tiranë me autobuzin e kombëtares për shkak se në vajtja atë e shanë dhe ofenduan tifozët të cilët ishin të revoltuar për terrorin e policisë gjatë ndeshjes me Serbinë dhe arrestimin e Ballist Morinës.

Statusi i Berishës

Rama u sha dhe u fishkellua dje ne hyrje te aeroportit nga tifozat kuqezi. Ai, i tmerruar kthehet i “strehuar” qe ne piste me autobuzin e kombetares!

Ish kryeministri Berisha
Ish kryeministri Berisha

Dje Edi Rama dhe eskorta e tij u shane rende dhe u fishkelluan tek hynin ne aeroport nga tifozat kuqezi, te revoltuar me te per shkak te terrorit shteteror policesk te ushtruar ndaj tyre ne Elbasan dhe Tirane gjate ndeshjes me Serbine, anullimit te biletave te tyre, arrestimit te Ballist Morines si dhe dyshime te tjera qe ata kane per Ramen.

Rama i trembur e i frikesuar gjer ne palce nuk guxoi te kalonte ne kthim nga erdhi, me eskorten e tij, por si frikacak ju tha shoqeruesve se ai, per shkak te sigurise duhet te kthehej me autobuzin e kombetares, ne te cilin, nga frika, Rama hypi dhe u “strehua” qe ne piste. Po nga frika, ai, nga tmerri i tij urdheroi qe autobuzi te mos ndalonte aty ku qindra e qindra fansa kuqezinj prisnin per t’u pershendetur me ekipin e tyre fitimtar te zemres, prej shume oresh. Ky xhest i ulet prej frikacaku u percoll me revolte dhe sharje, fishkellima dhe vuuuuuuuuu te zgjatura e nga kuqezinjte e revoltuar ndaj tij!

Por Rama ndali vrapin vetem para zyres se tij. Aty, i zbehte dhe i tronditur shfryu mllefin ndaj kuqezinjve te armiqve te tij me te fundit. Ai arriti te qetesohet vetem pasi u lirua ne median e tij personale vone ne darke

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura