Rama, te ‘Fusha e Aviacionit’: Votë për Rilindjen

May 31, 2013 | 12:29
SHPËRNDAJE

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka ftuar qytetarët të votojnë për  Rilindjen, gjatë një bashkëbisedimi me banorë në zonën e ‘Fushës së Aviacionit’.

Ai ka akuzuar qeverinë për rrënimin e vendit, mashtrim me titujt e pronësisë, legalizimit, shkatërrim të arsimit me hapje universitetesh pa kriter që shesin diploma pa vlerë, duke i cilësuar ato njësoj si historia e piramidave. Rama ka premtuar se me PS-në në pushtet gjithë kjo situatë do të ndryshojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura