Rama, studentëve: Mos dëgjoni ata që thonë ‘s’bëhet’. Mos ju trembni gabimeve të reja

Oct 31, 2014 | 12:20
SHPËRNDAJE

Me nje mesazh të vecantë kreu i qeverisë, Rama, u është drejtuar studentëve të sapodiplomuar të Universitetit të Vlorës.

“Tani që morët diplomën dhe synoni të realizoni ëndrrat tuaja do ju dalin para njerëz që do t’u thonë ‘avash se nuk bëhet’, mos i dëgjoni!. Do ju thonë: je i ri, nuk i di këto punë; Mos e dëgjoni! Nuk është koha për këtë, Mos i dëgjoni. Sepse të gjitha këto shprehje e kanë lënë këtë vend kaq pas e duke mos dëgjuar këta ky vend mund të bëjë përpara. Dëgjoni zemrën, shkoni përpara të bindur se nuk ka gjë më të mirë sesa të bësh gabime të reja dhe ska asgjë të tmerrshme të bësh të vjetra, mos iu trembni gabimebe të reja, rëndësi ka që të shkohet përpara. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura