“Rama sot dha ‘OK’ për arrestimin e zyrtarëve”- Belind Këlliçi në protestën para bashkisë Tiranë: Aksionin nuk do ta ndalim derisa…

May 7, 2024 | 12:31
SHPËRNDAJE

Belind Këlliçi, i cili ishte pjesë e protestës së opozitës tha se aksioni që kanë nisur nuk do të ndalet, derisa siç u shpreh ai të largojnë kryetarin e bashkisë.

kellici

Teksa komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS, Këlliçi u shpreh se “sot ai dha OK për arrestimin e zyrtarëve”.

“Ne këtë aksion nuk e ndalim, por deri në fund do largojmë Erion Veliajn. I premtojmë qytetarëve që kjo betejë nuk fitohet me largimin e Veliajt, por kur Edi Rama do të largohet nga zyra e tij. Nuk mjafton që Rama të japë OK, sic tha sot që të arrestohen zyrtarë dhe ai të mbretërojë i qetë, por ne do duhet ti japim atë që meriton kësaj bande që është në krye të qeverisë që në 10 vite e ka boshatisur Shqipërinë”, tha Kelliçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura