Rama: Qëllimi ynë kryesor, investitorët italianë

Jan 31, 2014 | 20:06
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama

MILANO- Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Itali, për tu takuar me përfaqësues të biznesit atje. Duke folur për mediat italiane, Rama është shprehur se qeveria e tij është duke punuar për të marrë investime edhe nga vende të tjera, por qëllimi mbi të gjitha është Italia, për shkak të lidhjeve të ngushta gjuhësore dhe kulturore, si dhe gjeografike.

“Kur e pyesin se pse duhet të investojnë në Shqipëri investitorët italianë? “Sepse jemi të pasur, të rinj dhe të bukur”, bën shaka kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili është në Kryeministri që prej 15 shtatorit, pasi mundi rivalin e tij, Sali Berisha.” Kështu shkruan e përditshmja italiane, La Repubblica.

Gazeta italiane sjell në vëmendje Ramën si një ish piktor,  ish gazetar, si dhe si një ish kryebashkiak, duke theksuar edhe përfshirjen në listën e  revistës Time, si një nga 37 heronjtë evropianë që ka ndryshuar botën për mirë.

Rama, shkruan më tej, La Repubblica, ishte sot në Itali për të bindur kompanitë e vogla, të mesme dhe të mëdha italiane për të punuar në Shqipëri. Të njëjtin operacion joshje, Rama e ka kryer pak javë më parë edhe në Bari.

Me një italishte perfekte, Rama thotë; “Ajo që ne duhet të na ofrojë është afërsia gjeografike e dy vendeve tona dhe kostoja shumë e ulët e punës për biznesin tuaj.”

Qëllimi ynë, është shprehur Rama për mediat italiane, është të modernizohemi dhe të hyjmë në Bashkimin Evropian.

Duke theksuar se Shqipëria është e vendosur të shkojë para me reformat, ndër hapat për të shkuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Rama rendit; luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, luftën kundër korrupsionit, reformë të strukturës administrative të vjetruar që bllokon investimet e huaja, dhe reforma strukturore të nevojshme për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian.

Duke theksuar se Shqipëria është e vendosur të shkojë para me reformat, ndër hapat për të shkuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Rama rendit; luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, luftën kundër korrupsionit, reformë të strukturës administrative të vjetruar që bllokon investimet e huaja, dhe reforma strukturore të nevojshme për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian.

Rama nuk e cilëson këtë si diçka urgjente, por më tepër si një program modernizimi që duhet ndërmarrë. “Shqipëria duhet ti përshtatet kohës dhe më në fund të bëhet një shtet evropian në të gjitha aspektet, si të gjitha vendete e tjera të BE-së”- thekson kreu i qeverisë.  Problemi më i madh i trëshëguar nga qeveria e mëparshme, Rama thotë se është mungesa absolute e modernizimit, e cila sipas tij, gjeneron korrupsion dhe të gjitha fenomenet negative që dalin në pah kur shteti mungon.

Potencialet e Shqipërisë? “Është një vend i pasur, i ri dhe i bukur, me naftë, minerale dhe ujë të bollshëm. Bujqësia jonë është e pazhvilluar, por me pasuri të mëdha për t’u shfrytëzuar. E më në fund, një vend me diell, me një bregdet të mrekullueshëm, ende të pazhvilluar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura