Rama në Shkodër: PS si Barcelona, fitues dhe kampion

Jun 30, 2011 | 9:35
SHPËRNDAJE

Kreu socialist, Edi Rama, ishte dje pasdite në Shkodër ku ka takuar të zgjedhurit vendorë të PS. Ai e ka krahasuar PS me Barcelonën, “si ekip vetëm fitues dhe kampion”. Ai u ka bërë thirrje strukturave të ndezin motorët dhe të punojnë që sot për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, ku ka thënë se me rezultatin e 8 majit PS do të kishte 6 deputetë. Më tej, Rama në fjalën e tij ka pohuar se “në rast se socialistët do të jenë të bashkuar dhe të organizuar, nuk ka Sali që na mund”. “Sharjet e drejtuesve socialistë me njëri-tjetrin mbjellin vetëm humbje.
Qani hallet e njerëzve, krijoni ura bashkëpunimi me çdo votues. Dy duhet të jenë elementët e fushatës së ardhshme, strukturat dhe njerëzit”, u shpreh Rama. Gjatë paradites së djeshme, kreu i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, dhe deputeti Namik Dokle ishin në një takim me strukturat e qarkut të Kukësit. Kreu i Asamblesë Kombëtare, Ruçi, mësohet të ketë deklaruar se “do të rifitojmë Bashkinë e Tiranës pas 45 ditësh”, duke shpresuar se shteti ligjor do të funksionojë dhe se pritet një rivotim në Tiranë”. Ndërkohë, shumë zëra të bazës kanë kërkuar që të mos braktisen institucionet dhe përballja me Berishën të jetë në çdo drejtim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura