Rama në kongresin e PBDNJ: Koalicioni ynë në anën e historisë

Mar 31, 2012 | 12:32
SHPËRNDAJE

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, njëherësh edhe udhëheqësi i Opozitës ka përshëndetur kongresin e mbajtur nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, me rastin e 20- vjetorit te krijimit të saj.

Rama vlerësoi shumë lart figurën e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, për të cilin tha se “ka qenë i pari udhëheqës partie që  ka vënë në pah vlerat dhe parimet e kësaj partie, në ditë të mira dhe ditë të vështira, dhe ende nuk ka rendur për të marrë për vetë nje karrige qeverie.”

“Duke e njohur nga afër , e çmoj  faktin se kurrë nuk ka qenë një politikan i mllfefit dhe i baltës, por me ide dhe bindjet e tija, që i ndani të gjithë së bashku në këtë parti të vogël, por me peshë të madhe.”- tha Rama.

“ Sot jam krenarë sepse bashkë me partinë PBDNJ dhe i gjithë koalicioni i “Aleancës për të ardhmen” është në anën e duhur të historisë, sepse kemi vështrimin e duhur për rindërtimin e ekonomisë. Sepse ne duam një Shqipëri me një punësim real, duam që kush fiton më pak, paguan më pak, dhe nuk mund të pranojmë që një infermier paguan më shumë taksa, se sa doktori kryeministër,  që polici, më shumë sesa ministri i Brendshëm, apo mësuesi më shumë se ministri   i Arsimit, kjo është e padrejtë, dhe ne jemi në anë e duhur të historise”- tha Rama.

Kreu socisalist,  tha më tej se “bashkëpunimi ynë me PBDNJ, nuk është trazuar asnjëherë nga interesa, apo hatërmbetjet të infantilitetit apo të urisë për pushtet, viktimë e së cilës kanë rënë edhe disa nga miqte dhe anëtarët e kësaj partie, por jua kanë lehtësuar punën,sepse dukeni më mirë  pa ata dhe do ishit më në hall me ta.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura