Rama në Gjirokastër: Që këtë vit investime sa 10 vitet e fundit

May 31, 2014 | 13:07
SHPËRNDAJE

Rama ne Gjirokaster

GJIROKASTER- Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të shtunë në Gjirokastër. Ai e ka njoftuar vizitën e tij nëpërmjet Twitter, ku shprehet se në Gjirokastër të do të ketë investime se 10 vitet e fundit të marra bashkë.

“Gjirokastra ne rrugen e Rilindjes pas nje rrenimi tragjik. Qe kete vit investime sa 10 vitet e fundit te marra bashke!”- thekson kryeministri.

Kryeministri tha se do të fillohet me një ndërhyrje masive në 29 rrugë të qytetit. Po përgatitemi për një projekt të marrjes në dorë të gjithë monumenteve të kategorisë së parë, një projekt në bashkëpunim me nje koalicion miqsh dhe partnerësh të huaj.

Ky rrënim i tmerrshëm, vijoi më tej Rama, dhe kjo shpërbërje e pafalshme është njollë e madhe turpi për ata që e qeverisën deri dje vendin 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura