Rama: Ndëshkim me votë pushtetit që kërcënon

Apr 30, 2011 | 12:24
SHPËRNDAJE

GRAMSH- Kreu i PS-së, Edi Rama, nga Gramshi ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për kandidatët socialist në këto zgjedhje, si një përgjigje, jo vetëm ndaj korrupsionit, por edhe pushtetit që kërcënon.

Duke prezantuar kandidatin e “Aleancës për qytetarin” për bashkinë e Gramshit, Dritan Bici, Rama ka deklaruar se kjo aleancë është e vetmja rrugë për zhvillimin e vendit.

“Saliu kërcënon me bukën e gojës, kërkon të imponojë skllavërinë. U buzëqesh shqiptarëve nga ekranet por kur fiken ekranet ai shantazhon për votën”-tha Rama,duke shtuar se “vota është mundësia që kemi për t’i ndëshkuar këta pushtetarë”.

Sipas Ramës, Saliu ka mashtruar sy më sy shqiptarët për hapjen e vendeve të punës, zhvillimin e vendit dhe rritjen e nivelit të jetesës, e për këtë duhet të marrë ndëshkimin e merituar më 8 maj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura