Berisha: Shtet dordolec, po i hap rrugë vëllaçkos. Rama: Aktiviteti kriminal, mbulim nga ty e Noka

Oct 31, 2013 | 15:00
SHPËRNDAJE

TIRANE- Kryeministri, Edi Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se aktiviteti kriminal i lojerave te fatit nuk mund te lulezonte hapur pa mbeshtetjen politike te Kryeministrit dhe Ministrit te Brendshem.

“Si ka mundësi që në gjithë këtë bahçe bixhozi, me gjithë këto lule të mbjella mbi ruleta, mbushur fasadat e dyqaneve, që hapa pas hapi u kthyen në salla bixhozi, nuk ka një raport të vetëm nga cilido qoftë në zinxhirin ne krimit ekonomik në policinë e shtetit. Kjo mund të ndodhi vetëm nëse ky aktivitet ka mbulimin politik të kryeministrit dhe ministrit të brendshëm. Askush tjetër nuk mund ta garantojë këtë aktivitet kriminal. Logjika më elementare të shtyn të ngresh këtë pyetje dhe të japësh këtë përgjigje. Një aktivitet kriminal që nuk ka nevojë as për zbulim, as për mjete te sofistikuara , veçse për dy palë sy. Është e pamundur ndryshe.”- u shpreh Rama në sallën e parlamentit.

Rama: Lufta kunder krimit ekonomik, e pashpirt. Dhimbjet sa kane filluar

Fjala e Rames ne Kuvend
U detyrova të marr fjalën nisur nga jo vetëm cfarë u dëgjua nga mikrofonat e foltores, por edhe nga cfarë dëgjuam nga radhët e një opozite që ka të drejtën e vet të marrë kohë për t’u shëruar prej sëmundjes së gjithëpushtetshmërisë, por është për të ardhur keq që hidhet përpjetë kur flitet për një aksion të policisë ndaj një aktiviteti haptazi kriminal. Lojërat e paligjshme të fatit përcaktohen me ligjet e vendit si krim ekonomik dhe ky krim ekonomik ka lulëzuar në cdo cep të vendit, duke shkatërruar jetë familjesh, djem të rinj e burra të papunë, psikologjikisht e financiarisht më të varfrit e më të pambrojturit. Mbushur fasadat e dyqaneve që hap pas hapi u kthyen në salla bixhozi nuk ka një raport të vetëm të shkruar nga cilido qoftë në zinxhirin e rimit ekonomik në policinë e shtetit, kjo ndodh vetëm nëse ky aktivitet kriminal ka mbulimin politik të kryeministrit dhe ministrit të brendshëm, askush tjetër nuk e garanton dot është thjesht e pamundur. Logjika të shtyn të ngresh këtë pyetje e të japësh këtë përgjigje, ska nevojë as për zbulim, e kundërzbulim. Ka nevojë për dy palë sy, për të MB dhe KR.   

Së dyti; Jam mirëkuptues për dhimbjet që sjellin këto klithma, sapo kanë nisur, lufta jonë me krimin e organizuar e posacërisht me krimin ekonomik edhe në fusha të tjera do të jetë e pashpirt, do ti shkojmë deri në fund kësaj lufte me cdo cmim, kush është i ngatërruar me ato zorrë do ketë dhimbjet e barkut dhe qendra e barkut është në parlament e shpresoj që pas kësaj di tu vijë lehtësimi juve.

Se treti; U përmend këtu me paturpësi që po i bëhet gjyq një kompanie e foltorja e kuvendit nuk qenka vendi ku bëhen gjyqe për kompani, është e vërtetë se mikrofoni i cdo njeriu që merret me politikë nuk është për sulm kompanish e sipërmarrjesh, por këto mure vetëm e dinë se c’kanë dëgjuar nga kjo foltore në adresë individësh, sipërmarrësish, kompanish, 20 vjet me radhë nga e njëjta gojë e shthurur dhe i njëjti kor gojështhururish që e kanë bërë copë këtë shtet. Ne me respekt për cdo sipërmarrje jemi të vendosur të garantojmë konkurrencën e lirë e të ndershme, po jua përsëris do të shkatërrojmë cdo monopol që kemi gjetur, në ajër, det e tokë, konkurrenca e lirë do vendosë dhe cdo monopol do shkatërrohet.

Këto janë shprehje e një dallimi shumë të madh mes nesh e jush. Akuzat që ju ngrini janë pjellë e asaj mendësie që e ka përcaktuar një filozof i madh, kush të akuzon për një gjë që se ke bërë e bën se është në gjendje ta bëjë vetë, kush akuzon se ne po sulmojmë kompani për të hapur kompani e ka bërë vetë.

Berisha: Po i hap rruge vellackos dhe Hakmarrjes per Drejtesi  

Ish kryeministri Berisha ka replikuar pas Rames dhe akuzave te tij per lidhjen me industrinë e bixhozit. Sipas tij, vendimi per shkrirjen e policise kriminale ishte vetem per te zhdukur dosjet qe kjo polici kishte per ekspontente te maxhorances.

“Gënjeshtar kongenital, thotë nuk është marrë asnjë veprim, shkritë policinë kriminale për shkak të dosjeve për ju, ka bërë kaq denoncime, ja ku e keni fidelin një nga kalorësit e lojërave të bixhozit. Aksioni kishte qëllim ti hapte fushën vëllackos me hakmarrjen për drejtësi që po fut qindra makina cdo ditë, cilin keni cuar në gjykatë, në prokurori, flisni për krim ekonomik pa kriminelë, jeni qesharakë të pabesueshëm, e bëtë operacionit për ti hap rrugën hakmarrjes dhe lidhjes që keni me të, për të shkrirë policitë kriminale që kishte dosjet tuaja për lidhjet me bandat nga e lushjnjes, tek hakmarrja. Ky është shteti i dordolecit, ti je qesharak, po pallatin e zonjës së fundit që e ke në kudnërshtim me kushtet ligjore, kur do ia vësh minat ti. Ti mendon se shqiptarët mund ti mshtrosh, por ata do të japin përgjigjen e merituar dhe shumë shpejt”- tha Berisha.

Rama- Berishes
“Kush e ndjek këtë seancë kur dëgjon këto klithma dhimbje, këshu bërtet o një bixhozci që ka humb ekët o një kryeministër që ka fituar lekët nga kjo punë”- ka thene Rama, pas replikes se Berishes.

Berisha

Ne fjalen e tij ne nisje te seances se sotme ne Kuvend, ish kryeministri Berisha ka leshuar akuza per degradim te parlamentit.

“Ky parlament po degradon me shpejtësi të rrufeshme në parlamentin e sulmeve amorale ndaj bizneseve. Si ka mundësi që përdoret kjo foltore për të rrahur gjoksin për ligje dhe investime të bëra nga qeveria paraardhëse, ligji që  diskutuat ju është përgatitur një vit më parë. Keni dy muaj nuk keni sjellë këtu përvec akteve antikushtetuese as një ligj për të qenë. Ministrit aktual i morën me karroatrec makinën policia rrugore, a e kuptoni që po bëhet batërdia në rrugët tona, aksidentet po marrin jetë cdo ditë. Ju informoj ju dhe shqiptarët se bizneset po largohen nga vendi masivisht se banda të autorizuara nga prokurorë të shtetit dhe jashtë afeteve kohore u thyejnë dyert, lemerisin gra e fëmijë, nga Saranda në Kukës dhe kjo është praktika më e rrezikshme për ekonominë e vendit”- tha Berisha.

Ai ka thene se ne Kuvend nuk bëhen gjyqe kompanish. “Hiqeni këtë praktikë se ju jeni të kapur, qëndrojnë përpjekjet tuaja për kompanitë tuaja, për monopolet tuaja kjo është e faktuar. Cfarë bëtë ju me lojërat e fatit, kush u arrestua, cili shkoi për shkelje, ngitet 6 mijë policë në mbarë vendin dhe u katandis në vrasje e kush u vra njeriu më i afërt i Ministrit të Brendshëm, tani po i thoni u heqim shiritin po paguani gjobat”- tha Berisha.

Tahiri, replike Berishes

Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka reaguar pas fjales se Berishes ne Kuvend, duke pranuar se ai e kushdi tjeter ne qeveri eshte i hapur per tu perballur me drejtesine, duke kerkuar nga opozita te mos shndërrohet në avokat të fshehur të atyre që deri dje bënin qejf me ta e sot po struken cepave nga kontrollet e policisë.  
“Kolektivisht mbajmë përgjegjësi të gjithë bashkë për Shqipërinë që duhet të ndërtojmë dhe sigurinë që duhet ti garantojmë qytetarëve. Nga një kryeministër që kishte një ndjesë publike për katastrofën e kriminalitetit që e le vendin, më vjen mirë që shprehni shqetësim për aksidentet i nderuar deputet Berisha, është rrezik dhe shqetësim madhor pasiguria në rrugë, po tregojini shqiptarëve cfarë keni bërë deri më sot, nuk jeni cuar kurrë si kryeministër për situatën e aksidenteve në vend. Ne kemi filluar ta adresojmë bashkë me qeverinë dhe do ia arrijmë të ulim numrin e aksidenteve, po na keni lënë policinë rrugore më të korruptuar. Nuk jeni përgjigjur kurrë as kur badigardi i djalit tuaj plagoste me armë njerëz në lokalet e Tiranës. Do kisha preferuar të coheshin këtu e të falënderonit 6 mijë policët që i dhanë fund paligjshmërisë që ngritët ju. Nuk merrnin asnjë masë për të mbyllur biznesin e paligjshëm, që u kthye në fole kriminaliteti. Unë përgjigjem për gjithçka mbulon detyrën time, do ishte shumë mirë sikur ti bashkoheshit përpjekjes së policisë për të mbyllur atë biznes se po shkatërron familjet shqiptare. Sa i takon cdo aludimi lidhur me mua e cilindo prej nesh jemi të hapur, na keni këtu për cdo përgjigje, përballemi me ju e drejtësinë për cdo gjë, jepini vetes shansin të tregoni që jeni bashkë me ne në luftën kundër krimit e mos u shndërroni në avokat të fshehur të atyre që deri dje bënin qejf me ju e sot po struken cepave nga kontrollet e policisë” tha Tahiri.   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura