Rama kopjon simbolin e britanikëve

Nov 30, 2013 | 10:16
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama kishte huazuar edhe një simbol të vendeve të Komunuelthit “Poppy”, simbolin e lulëkuqes. “Remember day”, ose dita në nderim të të rënëve në të gjitha luftërat, festohet nga britanikët, francezët e belgët më 11 nëntor, ditë që ka përfunduar dhe Lufta e Parë Botërore.

Britanikët vendosin simbolin e lulëkuqes, (Poppy) gjatë kësaj dite, simbol që e kishte vendosur edhe Rama dhe gjithë të majtët e ftuar dje në homazhe, përmes së cilës nderojnë dhe bëjnë homazhe për të rënët në çdo luftë të zhvilluar në historinë e tyre. Nëse do kujtojmë dhe në kongresin e fundit, socialistët kishin dhe simbolin e laburistëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura