Rama dhe Basha në një sallë, i ndan një karrige

Oct 31, 2013 | 21:00
SHPËRNDAJE

BASHA DHE RAMA ME BASHKËSHORTET, DJE NË CEREMONINË E NDARJES SË ÇMIMEVE
Mes të ftuarve të shumtë të TIFF ishte edhe Kryeministri i vendit Edi Rama dhe kryeopozitari Lulzim Basha, të cilët u bënë bashkë në të njëjtin aktivitet. I pari që kishte zënë vend në sallën e kinemasë ishte Kryeministri Rama, i cili u ul mes bashkëshortes dhe ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Disa minuta më vonë mbërrin kryebashkiaku i Tiranës me bashkëshorten, Lulzim Basha, i cili pasi takoi përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranës, të ulur në radhën e parë të sallës, nuk u afrua t’i jepte dorën Kryeministrit Rama, i cili me gjasë, jo pa qëllim, kishte mbërritur i pari në vendin ku do të mbahej ceremonia. Basha nuk preferoi të ulej në karrigen bosh menjëherë pas bashkëshortes së Ramës, por pas një karrigeje bosh u ul së pari bashkëshortja e tij e më pas ai vetë. Në karrigen bosh mes dy çifteve u ul drejtori i festivalit, Ilir Butka, i cili në fjalën e hapjes tha ndër të tjera se një nga pikat më të forta të këtij edicioni është edhe fakti që u bënë bashkë në një sallë dy liderët e vendit. Ai i quajti të dy dashamirës të festivalit, por u ndal më gjatë në mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, e cila mundësoi që ky aktivitet të përfshihej në Tirana Art Days.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura