Rama: Basha, kryebashkiaku më kot në histori Basha: Bllokimi, hakmarrje prej vagabondi

Aug 31, 2014 | 15:40
SHPËRNDAJE

Nga prishjet e ndertimeve ne sheshin “Nene Tereza”

Ashtu si një ditë më parë, edhe sot kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me prishjet e ndërtimeve që po bëhen në krahët e Universitetit, në kuadër të rehabilitimit të plotë të sheshit “Nënë Tereza”.

Rama akuzon kreun e Bashkisë, Lulzim Basha se e ka braktisur Tiranë, duke e cilësuar edhe si kryebashkiakua më kot që ka njohur kryeqyteti ndonjëherë.

“Vazhdon shkulja e çibaneve nga kërthiza e Tiranes se braktisur prej kryebashkiakut me kot te historise se kryeqytetit”- shkruan Rama në Twitter.

Ndërkaq, një ditë më parë, Rama tha se krahët e Universitetit po çlirohen  nga çibanët e legalizuar babëzisht në parkun e tempullit të dijes në gusht 2013.

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha reagoi na faqen e tij ne Facebook pas deklaratave te Rames.

“Mosmirenjohja eshte patologji e karakterit. Nese nje qytet si Tirana te ben njeri, te puneson prej 11 vitesh, te jep mbi 150 mije dollare rroge e sa e sa perfitime te tjera, me e pakta e njerezores eshte mirenjohja. T’i bllokosh investimet, punesimin, zhvillimin, eshte hakmarrje prej vagabondi.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura