Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, pala greke po punon me sportele të reduktuara

Aug 19, 2023 | 11:15
SHPËRNDAJE

Rradhë të gjata janë krijuar mëngjesin e kësaj të shtune në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

radhe kapshtice

Dhjetëra udhëtarë janë në pritje të kalojnë kufirin, ndërsa mësohet se autoritetet tona po punojnë me kapacitet të plotë për të përballuar fluksin.

Sipas informacioneve, pala greke po punon me sportele të reduktuara.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 4023 dhe kanë dalë 4721 shtetas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura