Qeveritari grek: Nacionalistët, presion minoritetit

Mar 31, 2012 | 13:37
SHPËRNDAJE

TIRANE- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka shënuar sot 20 vjetorin e krijimit të saj. Në kongresin mbajtur me  këtë rast ishte i ftuar edhe zëvendësminstri i Jashtëm grek, Dimitris Dollis i cili theksoi se Censusi i mbajtur në Shqipëri gjatë viti të kaluar nuk arriti të kryejë atë që kërkonte minoriteto.

Ai tha se qytetarët e minoriteteve në Shqipëri vazhdojnë të ndjejnë presionin e qarqeve të ndryshme nacionaliste.

Ndërsa në fjalën e tij përshëndetësi, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme partia që ai drejton do të jetë pjesë e asaj qeverie që do të ketë fatin ta çojë vendin më afër bashkimit Evropian.

Ai e cilësoi PBDNJ, si parrtinë përfaqësuese të të gjithë minoriteteve në Shqipëri, ndërsa u bëri thirrjeve të larguarve nga PBDNJ që të rikthen  sërish në Parti.

Dule tha se gjatë këtyre viteve janë bërë mjaft hapa konkret në drejtim të të drejtave të njeriut , sidomos në legjislacion, por theksoi se kemi problem me implementimin e tyre.

Fakti që Shqipërisë iu refuzua statusi për të dytën herë radhazi, kjo tregon se ka shumë punë për të bërë, vazhdoi më tej Dule, duke shtuar se  “duhet të punojmë ende për legjislacionin, për reformat, duhet punuar për arritur atë ndërgjegjësim për cfarë përmban nocioni Europë  dhe evropianizim.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura