DURRËS- Kunati ka qelluar me sepate gruan e vellait. Ngjarja e rende ka ndodhur ne zonen e ish Kenetes ne Durres.
Sipas te dhenave te para mesohet se autori eshte Edmond Tahiraj, i cili ka qëlluar kunatën e tij Rozeta Tahiraj, duke i shkaktuar plage te renda ne koke.
Gruaja eshte derguar me urgjence ne spital, ku sipas mjekeve ndodhet ne gjendje kritike per jeten.
Nga hetimet e para mesohet se gjithcka ka ndodhur pas nje sherri per murin ndares te oborrit, ne te cilin jane perfshire dy vellezerit dhe bashkeshortet e tyre.
Ne vend ka mberritur policia, e cila ka nisur hetkmet, nderkohe qe autori eshte shoqeruar ne polici.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al