Qarqet, Braçe: Lista, e padrejtë, jo produktive

Jan 29, 2012 | 13:54
SHPËRNDAJE
Erjon Braçe

TIRANË- Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka përsëritur sërish sot vendosmërinë për të përfaqësuar deri në fund zgjedhësit e tij në qarkun e Beratit, të cilët thekson se nuk do t’i braktisë që të mbajë vendin në Kryesi.

Në profilin e tij në Facebook, Brace reagon për intervistat e dhëna nga dy anetaret e Kryesise se PS, njeheresh sekretare ne kete Kryesi, Armando Subashit dhe Blendi Klosi.

“Te dy mbrojne me force madje deri ne shperdorim, nje liste-se kuptoj perse e quajne vendim-me emrat e anetareve te Kryesise te deleguar ne KZAZ ne qarqe te ndryshme. Eshte shume interesante kjo! Deri me sot une nuk kam folur me emra por disa emra jane bere publik duke folur vullnetarisht per kete ceshtje. Jam i bindur se edhe disa te tjere do e bejne. Po i pres”-shkruan Brace.

Duke vlerësuar dy kolegët e kryesisë, Brace nuk ndan një mendje me ta e as u jep të drejtë. Ai argumenton se ata janë dy ndër disa anëtarë të kryesisë që nuk e kanë ndërruar qarkun e tyre.

“Pra ata janë deleguar në atë qark ku kanë edhe zonat e tyre elektorale. Ata janë shembull përse ajo listë e lexuar, vetëm e lexuar, në Kryesi nuk është parimore, por më shumë është e padrejtë, e pabarabartë dhe joproduktive”- shkruan Brace.

Ai thotë se nuk është fare i interesuar se ne cilen zone elektorale do jetë ne 2013, madje kjo për të nuk ka rëndësi. “Jam i interesuar te respektoj njerezit qe me kane votuar, socialistet qe me kane mbeshtetur, TANI! Jo kur ka zgjedhje! Ndaj nuk i BRAKTIS qe te mbaj vendin ne KRYESI!”- thekson Brace.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura