Pyjet, debate në Kuvend. Opozita: Moratorium

Mar 31, 2011 | 11:33
SHPËRNDAJE

TIRANË- Debate dhe replika mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu në sallën e Kuvendit, për lejet mjedisore dhe gjendjen aktuale të pyjeve dhe parqeve në vend. Opozita ka propozuar nje moratorium qe pengon prerjen e pyjeve dhe ka akuzuar ashpër qeverinë dhe ministritë e linjës për dhënien e lejeve mjedisore, që sipas tyre kanë shkatërruar pyjet, kullotat, parqet dhe gjithë mjedisin.

Gjatë seancës së sotme plenare, deputeti i PS-së, Blendi Klosi e pas tij edhe Erion Brace e kanë cilësuar alarmante situatën në pyjet dheparqet në vend, që ka degraduar me një shkatërrim total, gati gati, thënë prej tyre me një pamje apokaliptike, bërë nga dora e njeriut.

Klosi

Deputeti Klosi ka propozuar një moratorium dhjetë vjeçarë, për të ndaluar prerjen dhe shfrytëzimin e pyjeve. Ai theksoi se nëse një vendim i tillë nuk merret tani, do të jetë shumë vonë për brezat e ardhshëm.

“Motosharrat po shkatërrojnë pyjet.  Një plak i mençur ka thënë që ‘nëse sopata e gërvisht pyllin, motorsharra e shfarros atë’. Ndaj propozoj një moratorium të motosharrave për një periudhë dhjetë vjeçare dhe të pezullohen të gjitha liçencat”- tha Klosi. Sipas tij, eshtë për të mirën e të gjithë shqiptarëve që ky parlament të marrë një vendim të ndërprerjes së motosharrave, pasi me vonë do të jetë shumë vonë.

“Është e pafalshme që kur hynë në territorin e Shqipërisë duket qartë shpyllëzimi i maleve dhe kodrave. Është një situatë e patolerueshme që të gjithë duhet të skuqemi. Nëse nuk bëhet moratoriumi është e kot çdo përpjekje tjetër”, tha ai.

Brace

Me te njejten linje ka qene edhe deputeti Erion Brace. “Besoj në mirëkuptimin e ministrit se përvec marrëveshjes formale që na ka ardhur dhe nuk dimë asgjë, rrafshimi total i pyjeve në këtë vend, kanë qenë pasuri e madhe e Shqipërisë dhe pasuri e madhe mjedisore dhe ekonomike. Vazhdojnë të jenë pasuri ekonomike për një grusht njerësish që nuk kanë asnjë lloj lidhje për mjedisin në këtë vend, e presin pemën për ta kthyer në para me leje apo pa leje”- ka thënë Brace, duke iu referuar Projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërkombëtare të lëndës drusore tropikale 2006”, qe pritet te miratohet ne seance.

Brace ka kujtuar Parkun e Lurës dhe gjendjen e tij skandaloze. Sipas tij, varrmihësit e mjedisit bëjnë para duke iu shmangur detyrimeve fiskale, që së shpejti do legalizohen.

“Ajo që po ndodh në terren është jashtë jush, e gjitha bëhet pa leje. Janë të lidhur me politikën, kryetarë komunash, apo edhe partish dhe mendojnë si do pasurohen. Ju nuk jepni leje, por jep leje ministri i ekonomisë për shkatërrimin e mjedisit në mënyrë barbare”- tha ai.

Mediu

Ministri Mediu ka pranuar se ka probleme, por ka thënë se situata në parqet kombëtare nuk është sikundër paraqitet, pasi sot ato përbëjnë 13% të sipërfaqes pyjore dhe syhonet të shkohet në 17%.

Ai ka kujtuar se ligji ka vepruar në këtë drejtim pasi ka 16 raste të dënuar me burg dhe 11 raste në vitin 2009. “Paligjshëmria është në sektorin e pyjeve, jemi përpjekur të evitojmë. Sa për idenë e morotariumit që është hedhur jemi të gatshëm ta diskutojmë me specialistë të fushës. Ajo që mendojmë është që marrja në pronësi e pyjeve nga pushteti lokal të ketë përfaqësues që të merren me kontrollin e planit të menaxhimit të pyjeve”- tha Mediu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura