“Putin po i kthen 18-vjeçarët në mish të grirë!”- Shpallet në kërkim blogerja e njohur ruse, shkak postimet e saj në Instagram

May 24, 2022 | 16:27
SHPËRNDAJE

Një blogere dhe autore librash gatimi është shpallur në kërkim nga autoritetet në Moskë për shkeljen e ligjeve që ndalojnë “mosrespektimin” e qeverisë dhe ushtrisë ruse.

putin blogerja

Veronika Belotserkovskaya, 51 vjeçe, e cila jeton në Francë  është arrestuar në mungesë dhe do të përballet me ndjekje penale nëse kthehet ndonjëherë në Rusi.

Ylli i mediave sociale, e cili ka pothuajse 950,000 ndjekës në Instagram, më parë ishte vendosur në listën federale të kërkimit të Rusisë, pasi ndau një seri postimesh në të cilat ajo akuzonte Presidentin Putin se i kthente “të rinjtë e moshës 18 deri në 20 vjeç … në mishin e grirë të ambicieve të tij” duke i dërguar në luftë me Ukrainën.

E lindur në Odesa, Belotserkovskaya është e njohur në shoqërinë e lartë të Moskës, duke numëruar shumë socialistë si miqtë e saj të ngushtë.

Në mars, ajo u bë një nga tre rusët e akuzuar sipas ligjeve të reja që mbartin një dënim deri në 15 vjet burg, duke shënuar një përshkallëzim në goditjen e Kremlinit ndaj retorikës kundër luftës.

blogerja1
Veronika Belotserkovskaya

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura