Publikohen fotot ku Pistorius qëlloi të dashurën e tij!

May 31, 2013 | 18:08
SHPËRNDAJE

Fotografi dramatike që tregojnë atë çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë së kampionit paraolimpik, Oscar Pistorius janë bërë publike.

Pistorius qëlloi për vdekje partneren e tij. Fotografitë tregojnë gjakun në banjë, ku edhe u qëllua Reeva Steenkamp.

Kjo është hera e parë qe bëhen publike këto fotografi. Oscar qëlloi me armë të dashurën e tij më 14 shkurt të këtij viti. Ai ka thënë para gjykatës se kishte shkuar në banjo i armatosur pasi kishte dëgjuar një zhurmë. I trembur, ai ka qëlluar menjëherë mbi trupin e të dashurës së tij.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura