PS refuzoi negociatat me Komisionin e Rithemelimit për zgjedhjen e presidentit, Berisha i përgjigjet nga Elbasani: Më nderon me…

May 13, 2022 | 18:45
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla refuzoi negociatat me Komisionin e Rithemelimit për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Nga Elbasani ish-kryeministri Berisha u pyet nga gazetarët për këtë qëndrim të socialistëve.

Berisha u përgjigj shkurt duke thënë se kjo e nderon. “Më nderon me refuzimin e tij”, u shpreh ai në përfundim të takimit me demokratët në kuadër të nisjes së fushatës për kreun e PD-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura