PS proteston në minibashkinë 6: Duam listat

Mar 31, 2011 | 11:43
SHPËRNDAJE

TIRANË- Partia Socialiste, përfaqësuar nga deputeti Sajmir Tahiri shoqëruar nga disa qytetarë kanë protestuar para njësisë bashkiake numër 6 në Tiranë. Shkak janë bërë sërish listat zgjedhore, që sipas Tahirit nuk po bëhen transparente dhe fshehin manipulimin e qartë të qeverisë për zgjedhjet e 8 majit.

“Protestojmë këtu para njësisë numër 6 për të kërkuar një të drejtë minimale të cdo qytetari, të njihemi me listat e votuesve, të parandalojmë cdo manipulim të mundshëm nëpërmjet mercenarëve që Saliu mundohet të fusë në lista duke transportuar njerëz vetëm për votime”-ka thënë Tahiri.

Ai ka bërë me dije se i ka drejtuar shkresë zyrtare kryetares së minibashkisë, e po ashtu edhe drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, por ende nuk kanë marrë përgjigje.

Tahiri ka sulmuar edhe kandidatin e PD-së për Tiranën, Lulzim Basha, duke e akuzuar atë se nuk njeh Tiranën dhe synon bashkinë vetëm që të vazhdojë vjedhjen e vendit së bashku me Berishën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura