PS bllokon Këshillin e Tiranës

Jun 30, 2011 | 9:51
SHPËRNDAJE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dështoi dje për të miratuar tabelën përfundimtare të rezultatit për Këshillin Bashkiak të Tiranës.Miratimi i këtij vendimi do t’i hapte rrugë ndarjes së mandateve për këtë njësi vendore. Partia Socialiste kërkoi që në tabelën përfundimtare të përfshihen edhe votat e gjetura nga hapja e 1793 kutive, sipas urdhërimit të Kolegjit Zgjedhor. I gjendur në këtë situatë, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, shtyu për sot miratimin e vendimit ku do të përfshihen edhe këto vota. Miratimi i tabelës së rezultatit duhet të marrë patjetër pesë vota dhe në kushtet kur PS-ja u shpreh kundër, arritja e këtij kuorumi ishte e pamundur.
Debati
Gjatë diskutimit të parim të projekt-aktit, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, u shpreh se në frymën e leximit të çdo vote duhet të përfshihen në rezultatin përfundimtar edhe ato fletë votimi që ishin hedhur në kutinë e gabuar për Këshillin Bashkiak. “Në vendimin që ka ardhur për miratim janë përfshirë edhe votat e hedhura në kutinë e gabuar në momentin e parë, kur doli Vendimi 709. gjatë javës së kaluar, kur u bë hetimi, pas urdhërimit të Kolegjit, u gjetën vota të hedhura gabim që i përkisnin Këshillit Bashkiak të Tiranës. Nëse KQZ-ja sillet për të lexuar votën e çdo qytetari, duhet t’i përfshijë edhe këto fletë votimi. Po këta që kanë votuar për partitë dhe që dolën këtë radhë, çfarë janë që nuk janë përfshirë në tabelën përfundimtare? Katundarë dhe fshatarë janë këta?”, u shpreh Gjonçaj. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti, tha se urdhri i Kolegjit ishte vetëm për votat për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. “Parimisht jam dakord me faktin se çfarë u gjet në ato kuti duhet të përfshihet në rezultat. Por, vendimi i Kolegjit është për të lexuar votat e hedhura për kryetarin e Bashkisë. Unë jam dakord që të kalojë ky variant i aktit”. Pasi dëgjoi qëndrimet e të dyja partive dhe në kushtet kur akti mund të mos merrte pesë vota, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, e shtyu mbledhjen për sot, kur do të hartohet një tabelë e re me votat e gjetura një javë më parë. Sipas variantit të vjetër të draftit, koalicioni i djathtë kishte 385 vota më shumë se koalicioni i majtë. I përkthyer në mandate, Aleanca për Qytetarin do të marrë 28 mandate, ndërsa Aleanca për të Ardhmen 27 mandate. Pavarësisht kërkesës së PS-së për të përfshirë edhe votat e gjetura pas vendimit të Kolegjit, ndarja e mandateve nuk ndryshon për shkak të diferencës prej 385 votash të të dyja koalicioneve. Përsa u përket partive, forcë e parë është votuar PS-ja me 104 465, më pas PD-ja me 77 142 dhe LSI-ja me 21 213 vota.
Njësitë bashkiake
Gjatë ditës së djeshme, anëtarët e KQZ-së dhe përfaqësuesit e partive politike kanë marrë materialin për ndarjen e mandateve të këshillave të minibashkive. E njëjta situatë si me Bashkinë e madhe të Tiranës pritet të ndodhë edhe me minibashkitë, ku mund të përgatiten tabelat e reja, duke përfshirë edhe votat e hedhura gabim të lexuara gjatë hapjes së 1793 kutive. Sipas variantit të parë, rezulton se koalicioni i djathtë do të ketë shumicën në shtatë minibashki në Tiranë, ndërsa koalicioni i majtë në katër minibashki. Vetëm në 2 nga 11 minibashki, kryetari i saj do të jetë në opozitë për Këshillin. Kështu, në Njësinë Nr. 1, Lindita Nikolla e PS-së, e zgjedhur edhe për katër vjet të tjera, do të ketë përballë 14 këshilltarë të djathtë, ndërsa e majta ka fituar 13 vende. E njëjta situatë është edhe në Njësinë Nr. 2, ku Elez Gjoza i LSI-së do të jetë në opozitë me Këshillin, pasi e majta ka fituar 14 mandate, ndërsa e djathta 13. Në 9 minibashkitë e tjera duket se është votuar njësoj si në garën për kryetarin e bashkisë, ashtu dhe në atë të këshillit të minibashkisë. Të djathtët kanë shumicën në njësitë 3, 4, 8, 9, 10 dhe 11, ndërsa të majtët në njësitë 5, 6 dhe 7.

Këshilli Bashkiak i Tiranës

Numri i zgjedhësve që votuan    257 175
Fletë votimi në kuti            257 081
Aleanca për të Ardhmen        121 232 vota
Aleanca Arbnore Kombëtare        1536
Partia Bashkimi i Pensionistëve        523
Partia Bashkimi Republikan        664
Partia Demokracia Sociale        2999
Partia e Bashkimit Mysliman        728
Partia Demokristiane            1777
Partia e Gjelbër                763
Partia e Punës e riorganizuar        422
Partia G 99                1664
Partia Ligj dhe Drejtësi            891
Partia Reformatore Demokratike        276
Partia Socialdemokrate            1946
Partia Socialiste                104 465
Partia Socialiste e Vërtetë 91        2576

Aleanca për Qytetarin            121 617 vota
Aleanca Demokratike            1676
Aleanca Europiane Ekologjike        470
Bashkimi Liberal Demokrat        953
Lëvizja Socialiste për Integrim        21 213
Lidhja Demokristiane Shqiptare        696
Partia Agrare Ambientaliste        715
Partia Aleanca Demokristiane        209
Aleanca për Demok. Solidaritet        193
Partia Aleanca Popullore            252
Partia Balli Kombëtar            1114
Partia Balli Kombëtar Demokrat        654
Partia Demokracia e Re Europiane    332
Partia Demokratike            77 142
Partia Drejtësi Integ. e Unitet        7217
Partia e të Drejtavë të Mohuara        515
Partia Konservatore            80
Partia Lëvizja e Legalitetit        3170
Partia Ora e Shqipërisë            172
Partia Pers. me aftësi të Kuf.        382
Partia Republikane Shqiptare        4460

Jashtë koalicionit            4399 vota
Lëvizja Për Zhvillim Kombëtar        3940
Partia Komuniste e Shqipërisë        459

Njësitë Bashkiake

Njësia Bashkiake Nr. 1
Fituese Lindita Nikolla (PS)
Aleanca për të Ardhmen            13 mandate
Aleanca për Qytetarin            14 mandate

Njësia Bashkiake Nr. 2
Fitues Elez Gjoza (LSI)
Aleanca për të Ardhmen            14 mandate
Aleanca për Qytetarin            13 mandate

Njësia Bashkiake nr. 3
Fitues Ilir Kokona (LSI)
Aleanca për të Ardhmen            11 mandate
Aleanca për Qytetarin            12 mandate

Njësia Bashkiake nr. 4
Fitues Hysen Xhura (PD)
Aleanca për të Ardhmen            13 mandate
Aleanca për Qytetarin            14 mandate

Njësia Bashkiake nr. 5
Fituese Jeta Seitaj (PS)
Aleanca për të Ardhmen            15 mandate
Aleanca për Qytetarin            12 mandate

Njësia Bashkiake nr. 6
Fitues Krenar Cenollari (PS)
Aleanca për të Ardhmen            14 mandate
Aleanca për Qytetarin            13 mandate

Njësia Bashkiake nr. 7
Fitues Erion Koka (PS)
Aleanca për të Ardhmen            14 mandate
Aleanca për Qytetarin            13 mandate

Njësia Bashkiake nr. 8
Fitues Arben Tafaj (PD)
Aleanca për të Ardhmen            9 mandate
Aleanca për Qytetarin            14 mandate

Njësia Bashkiake nr. 9
Fitues Indrit Fortuzi (PD)
Aleanca për të Ardhmen            13 mandate
Aleanca për Qytetarin            14 mandate

Njësia Bashkiake nr. 10
Fitues Blendi Fuga (PD)
Aleanca për të Ardhmen            9 mandate
Aleanca për Qytetarin            10 mandate

Njësia Bashkiake nr. 11
Fitues Haki Mustafa (PD)
Aleanca për të Ardhmen            12 mandate
Aleanca për Qytetarin            15 mandate

 

ADI SHKEMBI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura