Protokolli i festës, të ftuar edhe familjarët e viktimave të 21 janarit

Nov 30, 2013 | 10:14
SHPËRNDAJE

Rama me familjarët e Dedës
Në ambientet e “Xibrakut”, ku u zhvillua pritja e Kryeministrit me rastin e Ditës së Çlirimit të vendit, ishin të ftuar edhe familjarë të viktimave të 21 janarit 2011.

Ana e Ziver Veizit dhe bashkëshortja e tij u takuan nga Edi Rama gjatë takimeve që ai zhvilloi me të gjithë të ftuarit. Edhe me familjarët e Hekuran Dedës, nëna dhe vëllezërit i ishin përgjigjur pozitivisht ftesës së bërë nga Kryeministri për të marrë pjesë në homazhet dhe koktejin me këtë rast.

Madje Kryeministri Rama ka bërë dhe një fotografi me familjarët e Hekuranit. Në deklaratat e mëparshme të kryetarit të PS-së është shprehur vendosmëria për t’u pasur në vëmendje familjarët e katër viktimave të vrarë në protestën e 21 janarit para Kryeministrisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura