Protestë kundër ministrit izraelit në Tiranë

Jun 30, 2011 | 9:58
SHPËRNDAJE
Protesta e djeshme kundër ministrit izraelit

Kryeministri Sali Berisha dhe zëvendëskryeministri izraelit, njëherësh ministër i Jashtëm, Avigdor Lieberman, morën pjesë dje në Forumin e Biznesit mes dy vendeve. Një numër i madh investitorësh nga të dyja vendet dëgjuan ofertat e kryeministrit Berisha, i cili u ndal veçanërisht në investimet në energjetikë, industrinë nxjerrëse, në turizëm apo bujqësi. “Vendi im ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Një bregdet të gjatë. Bregdeti i Adriatikut është ranor, ndërsa ai i detit Jon shkëmbor, 92 për qind e saj është për t’u zhvilluar. Turizmi deri tani është

Gjatë Forumit të Biznesit Shqipëri-Izrael

bumi më i madh në vend. Në vitin 2004 gjithsej kishte 300 mijë vizitorë dhe turistë, në vitin 2010 kishte 3.5 milionë vizitorë dhe turistë vetëm në zonat bregdetare. Por, mos harroni se ky është vendi më malor në Europë. Shqipëria ka dyfishin e lartësisë mesatare mbi nivelin e detit në Europë. Kompanitë izraelite mund të përfitojnë. Ata mund të marrin, për 99 vjet, mijëra hektarë për të mbjellë pemë ulliri. Janë shumë të mirëpritur. Ka kompani që kanë marrë deri në 2 mijë hektarë me 1 euro për 99 vjet”, tha Berisha. Gjatë kohës që mbahej takimi i kryeministrit Berisha me numrin dy të qeverisë së Izraelit, një grup të rinjsh kanë protestuar kundër qëllimit të vizitës së kreut të diplomacisë izraelite. Sipas tyre, qëllimi i vizitës së tij është se po lobon në emër të Izraelit që të mos njihet shteti i Palestinës nga vendet që marrin pjesë në OKB. Ata kanë theksuar se nuk është e drejtë që Palestinës t’i hiqet e drejta për t’u njohur si një nga vendet që janë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ata sollën në kujtesë se Izraeli është një vend që nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura