Protesta, Meta: Mirënjohje qytetarëve! Kryeqyteti do të mbahet mend për barrikadat e lirisë dhe jo tiranisë

May 7, 2024 | 15:09
SHPËRNDAJE

 

Presidenti i PL-së, Ilir Meta pas protestës para Bashkisë Tiranë ka reaguar duke u shprehur se kryeqyteti do të mbahet mend për barrikadat e lirisë dhe jo tiranisë.

protesta

Meta deklaroi se qytetarët treguan se “nuk ka fuqi në botë që e ndal zemërimin e tyre për të shembur muret dhe blindat e korrupsionit”.

Ai përfundoi duke thënë se ora e llogaridhënies po afron.

“Tirana do të mbahet mend për barrikadat e Lirisë dhe jo për barrikadat e tiranisë!

Mirënjohje qytetarëve të Tiranës që edhe sot treguan se nuk ka fuqi në botë që e ndal zemërimin dhe padurimin e tyre për të shembur muret dhe blindat e korrupsionit.

Ora e llogaridhënies po afron”, shkruan Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura