Prokuroria: Nga rradhët e grupit të armatosur humbën jetën 10 persona

May 17, 2015 | 14:56
SHPËRNDAJE

Në aksionin policor të fundjavës së kaluar në Kumanovë kanë ndërruar jetë dhjetë persona që qëlluan ndaj policisë, informoi Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë, raporton media maqedonase.

Luftimet në Kumanovë
Sipas prokurorisë gjatë kryerjes së ekspertizës në vendngjarje janë gjetur dhjetë trupa, ku pas hetimeve rezultoi se i takojnë grupit të sulmuesve ndaj policisë. 

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni informoi ditë më parë se në aksionin policor në Kumanovë humbën jetën 14 persona nga grupi i armatosur që qëlluan ndaj policisë maqedonase.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura