Prokuroria e lejoi të merrte pjesë në varrimin e dy fëmijëve, por policia “refuzon” kërkesën e Erdgys Arrazit! Ja kujt i takon vendimi

May 8, 2024 | 11:27
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Shkodrës ka lejuar Erdgys Arrazin që të marrë pjesë në varrimin e dy fëmijëve të mitur që u mbytën në lumin Bunë së bashku me nënën dhe motrën e tyre më të madhe, por policia ka “refuzuar” që të marrë masa për shoqërimin nga burgu të 31-vjeçarit për në varreza.

Alma Arrazi erdgys arrazi

Kjo është hera e dytë që policia e Shkodrës nuk ka pranuar kërkesën e Erdgys Arrazit që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të fëmijëve që do të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa do të jetë Policia e Burgjeve që të vendosë nëse do të japë aprovimin për të dërguar 31-vjeçarin në varrimin e Gresës 8-vjeçare dhe Arditit 3-vjeçar.

Herën e parë, blutë refuzuan kërkesën e Erdgys Arrazit për të qenë i pranishëm në varrimin e vajzës më të madhe më 5 Maj. Ergesta 9-vjeçe ishte e para që u gjet rastësisht e mbytur në lumin Bunë mbrëmjen e 4 Majit, dy ditë pas aktit tragjik.

Më pas u gjet trupi i së motrës, Gresës, më 6 Maj dhe më 7 Maj u gjetën trupat e nënës, Alma Arrazi dhe djalit 3-vjeçar, Arditit duke i dhënë fund kërkimeve tre ditore.

Ndërkohë 39-vjeçarje do të prehet në Durrës pranë nënës së saj të ndjerë, pasi familja e Alma Arrazit nuk kanë pranuar që të varrosej në Shkodër pranë tre fëmijëve.

Viktima dyshohet se ndërmori aktin tragjik duke u hedhur në lumin Bunë së bashku me vogëlushët pas dhunës psikologjike të bashkëshortit dhe tradhtisë së tij.

Erdgys Arrazi ndodhet në qeli i akuzuar për shkaktim vetëvrasje të bashkëshortes dhe 3 fëmijëve të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura